Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka bërë të ditur sot se numri i njerëzve që janë larguar nga Ukraina që kur Rusia pushtoi atë vend ka kaluar pesë milionë.

Numri i ukrainasve që kanë ikur jashtë vendit që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt është 5.010.971, tha UNHCR.

Po ashtu thuhet se më shumë se 12 milionë njerëz u detyruan të lënë shtëpitë e tyre për shkak të luftës në Ukrainë.

/TV Malisheva

Share.