Vera e sivjetshme ka qenë shumë e bujshme për reperin Viktor Paloka apo siç njihet me nofkën Unikatil, pasi që ai ka numëruar dhjetëra koncerte duke i shtuar buxhetit të tij personal mijëra euro, transmeton Gazeta Metro.

Artisti që kundërshtonte koncertet dhe që thoshte se nuk bën muzikë për ‘lekë’ duket se ka vendosur t’i bie mbrapa fjalës së dhënë.

Në fund të muajit korrik, Unikatil erdhi nga Amerika në Kosovë që të mbajë një koncert, ku ishte vendosur që të mbahej në Mitrovicë.

Artisti aty performoi para një numri të madh të publikut, ku çmimi për një biletë ishte 20 euro.

Sipas raportimeve të mediave Unikatil kishte fituar gati 80 mijë euro nga ky koncert.

Më herët koncertet e reperit ishin të numëruara në gishta, mirëpo duket se në vitin 2019, Unikatil ka vendosur që të fitojë shuma të mëdha të parave duke performuar nëpër Kosovë.

Pas Mitrovicës, Unikatil mbajti një koncert në Pejë, ku bileta për ta parë reperin silleshin prej 15 deri në 25 euro.

Reperi nuk ndaloj dhe u pa qartë që ai kishte ardhur që të fitojë para në Kosovë dhe ishte koncerti i Gjilanit që bëri jehonë të madhe pasi kundërshtari i tij, Duda e kërcënoi atë dhe stafin e klubit ku do të mbahej koncerti. Megjithatë ai performoi madje edhe e shau reperin, Duda.

Pas Gjilanit, reperi me 12 gusht mbajti koncert në Feriza, ku edhe aty u pa një numër i madh i fansave që kishin ardhur për ta parë Unikatilin.

Ndërkaq, reperi duket se nuk do të i ndalet koncertet më këtë verë në Kosovë dhe në Shqipëri deri sa të i përmbush normat e veta financiare.

Ai do të vazhdojë sot me koncert në Gjakovë, më pas në Shqipëri në Veri dhe Jug të vendit

Share.