Viktor Paloka i njohur ndryshe si Unikkatil përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka shprehur shqetësimin e tij për dallimet mes dialekteve të gjuhës shqipe.
“Dallimet mes Shqipes Gheg (Arbënishtes/Arbanishtes) e Shqipes Tosk (Arbërishtes) jòn substanciale e osht kriminale me e leju njonën me u zhdukë sherri i tjetrës, sepse të dëjat jon barabar të bukura”, ka shkruar ai.
Tutje ka thënë se të detyrosh një fëmijë që jeton në zonat e veriut të mësoj në dialektin toskë, që sipas tij është standart i inponuar për arsye vetjake, është padrejtësi.
“Osht kriminale edhe me i thonë nji fëmije të veriut: ‘ti nuk e njeh Shqipen’ nëse ata thjeshtë nuk e njohin dialektin Tosk e padrejtësisht me kriju kompleks inferioriteti në mendjen e tëne”.
“Fëmija verior shkollën fillore e kanë ferr sepse torturohen kur mësojnë landët në nji dialekt totalisht ndrëshe nga ai që e folin e që me vështirësi e kuptojnë”.
Sipas reperit tani është koha që dialekti gegë të rikthehet si gjuhë standarde në veri.
“Ka ardhë koha që Shqipja Gheg, me u kthë si gjuhë standarde në veri të trojeve tona e Toskërishtja, le të mbetë standarde në jug”.
“Gegnishtja, jo si standard po si orë e veçantë, e në veri Toskërishtja, prap jo si standard po orë e veçantë. Sidokoftë, nuk bon në asnji mënërë me u imponu si standard dialekti jugor në verI e ai verior në jug”.
Ai thotë se njësoj do të kishte reaguar po të kishte ndodhur e kunderta.
“Njojt isha indinju nëse jugu ish detyru me përdorë dialekt verior sepse nuk bon me hupë asnjoni”, ka përfunduar ai.
/TV Malisheva