Reperi i popullarizuar shqiptar, Unikkatil, ka bërë një shkëputje prej kohësh nga rrjetet sociale.
Artisti, i cili në Instagram numëron 299 mijë ndjekës, është rikthyer së fundmi me një postim për festën e Fitër Bajramit.
Ai ka publikuar një fotografi në InstaStory, me anë të të cilës uron miqtë e fansat për Bajram.
“Me fat Bajramin shqiptarëve të besimit islam”, ka shkruar ai.
Në anën tjetër, 40 vjeçari me prejardhje nga Prishtina jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Amerikë.
Këtë periudhë, Unikkatil po ashtu ka qenë më pasiv edhe me projekte muzikore. /TV Malisheva