Gjiganti anglez, Manchester United ka prezantuar zyrtarisht mesfushorin danez, Christian Eriksen si transferimin e dytë të kësaj merkatoje verore.

Eriksen ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me “Djajtë e Kuq”, pas një huazimi të shkurtër në Premier Ligë me skuadrën e Brentford sezonin e kaluar, raporton TV Malisheva.

Në të kaluarën, Eriksen kishte luajtur në Premier Ligë me skuadrën e Tottenhamit, para se t’i bashkohej gjigantit italian, Inter, me të cilin e fitoi titullin e kampionit në Serie A.

Ndërkaq, në sezonin që lamë pas, Eriksen arriti të bëjë 11 paraqitje në të gjitha garat me Brentfordin, duke regjistruar një gol dhe katër asistime mbi emrin e tij.

Fotot e Eriksen në fanellën e United i gjeni më poshtë.

Share.