Donny van de Beek ka bërë të ditur se ai dëshiron të largohet nga Ajaxi, duke kërkuar një klub më të madh në verë.

Mesfushori holandez ka kohë që po kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane, derisa skuadra nga Eredivisie duket se ka pranuar të heq dorë nga ai.

23-vjeçari është bërë cak i skuadrave të mëdha evropiane si Manchester United, Juventusi dhe Real Madridi, derisa e preferon kalimin te këta të fundit.

Lojtari do të largohet nga Johan Curyff Arena, vetëm nëse ndonjëra prej skuadrave do të paguajë 50 milionë euro, aq sa i kërkon Ajaxi.

Mundo Deportivo raporton se një kalim i Van de Beek te Unitedi do t’i konvenonte më shumë, shkaku që do të kishte hapësirë më të madhe në formacionin e parë.

Në anën tjetër, Juventusi dhe Real Madridi mund të mos i ofrojnë vendin e titullarit shkaku i konkurrencës së madhe./ Tv Malisheva

Share.