Bilanci i viktimave dhe dëmeve të lëna pas nga uragani Ian në SHBA është tragjike. 50 vdekje janë konfirmuara, shumica prej tyre në Lee County, Florida, megjithatë numri i viktimave pritet të jetë shumë më i lartë, raporton TV Malisheva.
CNN raporton se reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të përhapura në Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia. Gati 1.2 milionë shtëpi dhe biznese në Florida ishin pa energji ditën e shtunë.
Presidenti i SHBA Joe Biden, tha se uragani Ian është ndoshta një nga më të këqijtë në historinë e vendit.
“Ne sapo kemi filluar të shohim shkallën e shkatërrimit që ka të ngjarë të jetë ndër më të këqijat në historinë e Shteteve të Bashkuara”, tha Biden.
Sipas vlerësimeve, kalimi i uraganit Ian mund t’i kushtojë dhjetëra miliarda dollarë kompanive të sigurimit dhe do të rëndojë në ekonominë amerikane kryesisht për shkak të anulimeve të fluturimeve dhe dëmtimit të prodhimit bujqësor.