Presidenti Donald Trump sapo nënshkroi urdhrin ekzekutiv për të ndaluar çdo transaksion me bazë në SH.B.A. për TikTok dhe WeChat, 45 ditë nga tani.
Trump tha që TikTok kap informacione nga përdoruesit e saj dhe mund të përdoret nga Kina për të gjetur vendndodhjen e punonjësve federal.
Urdhri gjithashtu akuzon TikTok për përhapjen e dezinformatave që mund të përfitojnë nga Partia Komuniste Kineze, përfshirë teoritë e komplotit për origjinën e koronavirusit.
Kjo është shumë kontradiktore pasi rrjetet sociale në SHBA sikurse Twitter dhe Facebook kanë hequr postimet e Trump lidhur me COVID-19 për transmetimin e informacionit të rremë.
Muajin e kaluar, Twitter hoqi një video që Trump riktheu në mënyrë të rreme dhe e cila pretendonte se ishte gjetur shërimi për koronavirusin./Tv Malisheva