Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK) realizoi takim të përbashkët me përfaqësues të bizneseve të nga regjionetë ndryshme të Kosovës, ku qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbipropozimin e Ministrisë së Bujqësisë për ndryshimin e një pike dhe kërkesë përndryshimin e disa Udhëzimeve Administrative të cilat tash e sa vite janëduke dëmtuar në shkallë shumë të lartë zhvillimin e sektorëve të bujqësisë,blegtorisë, turizmit dhe minierave.
Pjesëmarrësit në këtë takim u dakorduan që të kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dheZhvillimit Rural (MBPZHR) që të merren parasysh kërkesat e bizneseve të bëratani e disa vite e për të cilat janë ne dijeni Qeveria e Kosovës dhe MBPZHR.
Bizneset unanimishtpërkrahën iniciativën e Ministrit Mustafa për fillim të ndryshimit tëUdhëzimeve Administrative, mirëpo kërkuan që të iniciohet edhe ndryshimi ipikave të tjera të kërkesave të adresuara dhe këto ndryushime të bëhen në njëafat sa më të shkurtë kohorë, pasiqë krijimi i këtyre lehtësirave do tëzhbllokoj një sektor me potencial dhe që ka një numër të madh të të punësuarve.
OAK kërkon nga Ministrii Bujqësisë dhe Qeveria e Kosovës që ta merr me urgjenc zgjidhjen e këtyreprobleme, në të kundërt bizneset do t’i përdorin të gjitha alternativat emundshme, përfshirë edhe protestat në rrugë dhe ndaljen e punës për kohë tëpacaktuar./ Tv Malisheva