Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu drejtua Parlamentit Evropian ku ngrit në këmbë të gjithë të pranishmit, për çka presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha sot se ky është një moment i së vërtetës për Evropën dhe se mënyra se si do t’i përgjigjen Rusisë përcakton të ardhmen e sistemit ndërkombëtar. Ajo ka theksuar se duhet të tregohet fuqia që qëndron në demokraci.

“Mënyra se si i përgjigjemi ne sot asaj që po bën Rusia do të përcaktojë të ardhmen e sistemit ndërkombëtar. Ne duhet të tregojmë fuqinë që qëndron në demokracitë tona”, shkroi ajo në Twiter.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve evropianë që të “dëshmojnë” solidaritetin e tyre me vendin e tij, vetëm një ditë pas nënshkrimit të një kërkese zyrtare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Ne kemi dëshmuar forcën tonë. Ne kemi vërtetuar se, të paktën, jemi të njëjtë me ju. Pra, provoni se jeni me ne. Provoni se nuk do të na lini të shkojmë. Provoni se jeni me të vërtetë evropianë”, tha Zelensky në përmes një fjalimi emocionues në Parlamentin Evropian.

Zelensky tha se vendi i tij “po lufton për mbijetesë” në mes të pushtimit rus.

“Atëherë, jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën,” vazhdoi ai. “Ne po luftojmë për mbijetesë – ky është motivimi më i lartë – por po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës, ” Ka thënë ai.

Siq dihet Presidenti I Ukrainës Zelensky nënshkroi dje aplikacionin zyrtar që Ukraina të procedurë të përshpejtuar të anëtarësohet në strukturat e Bashkimit Evropian./TV Malisheva

Share.