Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, USAID thotë se si çdo ditë tjerë, edhe në këtë ditë qëndrojnë të vendosur për t’i mbështetur viktimat e dhunës me baza gjinore.
Në kuadër të mbështetjes është bërë e ditur se është krijuar edhe aplikacioni mobil “Afër teje”, i cili ka për qëllim t’i ndihmojë viktimat e dhunës në familje dhe atyre me baza gjinore.
Ndërkohë, lidhur me këtë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, thotë se ky aplikacion ndihmon në lidhjen e viktimave me institucionet që ofrojnë ndihmë, teksa ka shtuar se raportimi i dhunës është një hap drejtë drejtësisë.
“Aplikacioni ‘Pranë jush’ ndihmon në lidhjen e viktimave me institucionet që ofrojnë ndihmë”, ka shkruar Hovenier në “X”.
This year we saw an increase of #GBV incidents in Kosovo. Reporting violence is one step toward justice. The @USAIDKosovo – supported Near You app is helping connect victims with institutions providing assistance. #16days Learn more: https://t.co/3h5xLUY62I
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 10, 2023
/TV Malisheva