Ushqimet e parafinuara, veçanërisht ato me fibër, stimulojnë hormonet qe ulin oreksin dhe duke e bërë trupin tuaj te ndihet plot.

Larja e dhëmbëve ose më saktë pasta e dhëmbëve ndihmon në uljen e oreksit. Ndryshimi i sasisë së fluorit ndihmon për t’i rezistuar dëshirës për të ngrënë më tepër.

Duhet të jeni të qëndrueshëm në zbatimin e orareve të së ngrënit për të mos sjellë ndryshime në ndjesinë për të kërkuar vazhdimisht ushqim.

Vetëm kështu hormonet që sjellin oreksin mund të ndalohen. Hani ngadalë, sepse në këtë mënyrë e ndihmoni stomakun tuaj që të punojë normalisht dhe të mos shfaqë probleme. Shpejtësia në të ngrënë apo dhe një ngrënie e rënduar sjell probleme po ashtu mund të çojë dhe në sëmundje të stomakut. Është e këshillueshme që të konsumoni ushqime sa më të lehta, të pasura me të gjitha vitaminat, yndyrnat dhe karbohidratet e nevojshme. Një teprim në nivelin e këtyre përbërësve do të sillte probleme jo vetëm për stomakun por për gjithë organizmin.

Ushqimi dhe tretja

Nervat endacakë lëshojën sinjale në stomak, i cili fillon të sekretojë acide të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Pankreasi fillon të hedhë jashtë insulinën. Mëlçia vihet në “lëvizje” për të aktivizuar gjithë kimikatet e trupit në mënyrë që të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, apo ta rikthejë atë në nivelin e mëparshëm.

Qenia njerëzore gjithmonë ka qenë në kushtet e një marrëdhënieje mjaft të ndërlikuar me ushqimet. Për t’u mbajtur gjallë organizmi ka nevojë për të gjithë përbërësit organikë e inorganikë të cilët merren me anë të ushqimit, apo marrin prej tij energji për të kryer funksione të ndryshme. Por disa njerëz e ndjejnë të nevojshme të hanë pak e disa më shumë. Sot gjithnjë e më tepër njerëzit janë të interesuar të konsumojnë ushqime sa më të domosdoshme dhe që sjellin sa më pak probleme me shëndetin.

Faktorët nxitës të oreksit

Në rutinën e përditshme ne e mësojmë trupin tonë, në mënyrë të tillë që të ushqehemi gjatë tre vakteve: mëngjes, drekë dhe darkë pothuajse në të njëjtin orar. Arsyeja është se ju ndiheni të uritur sepse edhe gjatë 100 ditëve të kaluara ju keni ngrënë gati-gati në të njëjtin orar. Është vënë re se sistemi i trurit të njeriut duke parë fotot e ushqimeve të ndryshme arrin të bëjë dallimin mes ushqimeve që ai pëlqen dhe atyre që nuk pëlqen.

Trupi parashikon këtë veprim të sistemit në momentin kur informacioni për pëlqimin e një ushqimi kalon në tru. Kjo është arsyeja pse në gojë fillon prodhimi i sekrecioneve të ndryshme, në varësi të shihej së ushqimit që përfytyrojmë apo shohim. Faktorë të tjerë ndikues janë shumëllojshmëria e ushqimeve të provuara dhe të dëshiruara gjatë ngrënies. Nuk mund të lihet pa përmendur ndikimin nxitës të aromave tipike të ushqimeve dhe nuhatjes.

Nuhatja është një nga çelësat kryesorë i cili i sugjeron trupit tonë për ushqimet që kemi pranë. Kur këto shenja shkojnë deri në tru, trupi ynë fillon të sekretojë insulinën, e cila na bën të mendojmë se jemi të uritur. Sharon Dalton thotë se: Aromat dhe nuhatja bashkë aktivizojnë ujëvarën e oreksit./TV Malisheva

Share.