Në kuadër të angazhimit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale luftarake, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ”Taktika me Njësi te Vogla” (TTNJV).
Objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren.
“Vazhdojmë me përmbushjen e objektivave tona për të ardhmen me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë ‘Defender Europe 23′”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. /TV Malisheva