Një ekip me 14 ushtarë nga Batalioni i 1-rë i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar Medaljen e Argjendtë në Garën prestigjioze Ushtarake Patrolluese në Shtigje të Gjata “Cambrian Patrol”, në Malet e Zeza (Black Mountains) në Wales. Këtë vit, 132 ekipe nga 35 vende morrën pjesë në patrollën e rëndë 61 kilometërshe. Ekipi i Kosovës i udhëhequr nga Toger Rilind Idrizi janë përgaditur nëntë muaj për garën. Të gjitha përgatitjet dhe trajnimet janë kryer vetëm nga FSK-ja.

Pjesë e garës kanë qenë kalimi nëpër barriera ujore në temperatura ekstremisht të ulëta, evakuimi i të lënduarve, operacionet e kërkim – shpëtimit dhe puna me media, që ka zgjatur 48 orë, pa asnjë mundësi për pushim. Toger Xhemajl Mziu, menaxher i ekipit tha: “Ekipi ka punuar jashtëzakonisht shumë në nëntë muajt e fundit, dhe e ka merituar Medaljen e Argjendtë. Të gjithë janë të lodhur, krenarë, dhe presin me padurim të kthehen në Kosovë dhe të ndajnë eksperiencat e tyre me pjesëtarët tjerë të FKS-së.”

Urimet dhe admirimi jonë shkojnë për ekipin e FSK-së!
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës
***

Fotografia e British Embassy, Pristina

Share.