Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi ka bërë të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ngjitur me sukses në Majën e Trigllavit, e 2 mijë e 864 metra lartësi mbidetare.

Mehaj tha se kjo u bë e mundur në bashkëpunim edhe me Klubin Alpin “Prishtina”.

Ai theksoj se ky ekip do të synojë të ngjitet në Majën e malit Mont Blanc, e cila është me lartësi mbidetare 4 mijë e 810 metra, transmeton TV Malisheva.

Share.