Ushtarët e KFOR-it dhuruan dje vullnetarisht gjak në kampin Film City për të mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga misioni paqeruajtës KFOR në Kosovë përmes një postimi në Facebook.

“Dhurimi i gjakut është një gjest vullnetar, personal dhe i fortë altruizmi që dëshmon përkushtimin e anëtarëve të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

Share.