Mercenarët serbë vazhdojnë të kenë vëmendjen nga fronti i luftës në Ukrainë.
Kësaj radhe, ushtarët rusë me anë të një video në Telegram, ku shpalosin një flamur të përbashkët ruso-serb, kanë përshëndetur këta mercenarë.
“Një përshëndetje e madhe për vëllezërit tanë serbë nga patriotët rusë”, thotë një ushtarë rus me pseudonimin “Soroka”.
TELEGRAM ● https://t.me/orly_rs/3470
“Së bashku jemi të fortë”, dëgjohet në video një ushtarë tjetër me emrin “Burluk”.
Sipas paralajmërimit të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, rajoni kryesor për rekrutimin e mercenarëve është Ballkani.
Burime të shumta flasin se si një nga ata që janë përgjegjës për këtë proces është serbi Dejan “Deki” Beriq, i cili jeton në Federatën Ruse. Ai vetë është gjithashtu një ish-mercenar dhe luftoi kundër Ukrainës në vitin 2014.
Beriq ishte pjesëtar i forcave pushtuese kriminale serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Nga Serbia në Ukrainë për të luftuar krahë agresionit rusë kanë shkuar shumë ish-kriminelë të luftës.
/TV Malisheva