Ushtria ukrainase ka deklaruar se ka vrarë një gjeneral  të lartë rus.

BBC shkruan se gjenerali i lartë Andrei Kolesnikov ishte komandant I ushtrisë së 29-të të grupit ushtarak lindor të Rusisë, sipas Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.

Megjithatë rrethanat e vdekjes së gjeneralit rus nuk dihen ende, ndërsa nga pala ruse nuk ka ende një koment në lidhje me ngjarjen.

Të paktën dy gjeneralë të tjerë të së njëjtit nivel thuhet se janë vrarë që nga fillimi i luftës, e cila nisi më 24 shkurt të këtij viti, kur ushtria ruse hyri në territorin ukrainas.

Sot konflikti Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 16-të të luftimeve, ndërsa bota vazhdon përpjekjet e saj për të zgjidhur krizën në Ukrainë.

Këshilli i BE-së vazhdoi diskutimet këtë mëngjes në Versajë për Ukrainën, ndërsa nënpresidentja e SHBA Kamala Harris vazhdon turneun e saj në Evropë dhe niset për në Rumani.

Ministri i Bujqësisë i G7 do të takohet për të provuar dhe për të gjetur se si të stabilizohen çmimet e ushqimeve.

Brenda Rusisë, Duma (parlamenti rus) mblidhet edhe një herë për të shqyrtuar masat për të stabilizuar ekonominë e saj pas sanksioneve të rënda dhe Vladimir Putin do të presë homologun e tij bjellorus në Kremlin, përpara se të telefonojë liderin finlandez.

/TV Malisheva

Share.