Parimisht njerëzit kuptojnë rëndësinë e ushtrimeve fizike, mirëpo janë të rrallë ata që mendojnë për cilësinë e ajrit nëse merren me aktivitet fizik në ambient të hapur.
Ajrin e freskët në shumë qytete e ka zëvendësuar ajri me cilësi më të dobët, shkruan News18.
Në disa qytete, madje edhe nëse bartni maskën më cilësore për fytyrë, mund të thithni grimca të ndotësve.
Gjatë ushtrimeve fizike mushkëritë tona thithin edhe më shumë ajër, ndërkaq me rastin e aktiviteteve në aerobi ajri hyn më thellë në inde.
Kjo mund të rezultojë me irritim të mushkërive dhe shpesh si pasojë mund të shfaqet astma.
Shenjat siç janë dhembja e kokës, irritimi i syve dhe i hundës pengesa të ngjashme gjithashtu janë të mundshme nëse në një periudhë më të gjatë jeni të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur.
Te njerëzit të cilët tashmë kanë probleme shëndetësore, do të rrisin rrezikun nga sulmi në zemër dhe sulmi në tru.
Gjatë ushtrimeve trupore thithim më shumë ajër se në aktivitete normale, ndërkaq nxjerrim ajrin edhe nëpërmjet hundës edhe nëpërmjet gojës. Mirëpo, në vend që të thithim ajër, thithin grimca të imta të pluhurit.
Pra është rrezik për njerëzit me diabet, astmë, me sëmundje të mushkërive dhe me sëmundje të zemrës.
Te njerëzi tashmë me diagnozat ekzistuese kjo mund të dyfishojë rrezikun. Prandaj, është e rekomandueshme të ndiqni raportet e qendrave të matjes, ndërsa nëse ajri është me cilësi të dobët, më mirë është që të ushtroni në shtëpi.
Kërcimi i konopit apo joga, madje vrapimi në vend në shtëpi në situatën e tillë është zgjedhje më e mirë e cila do t’ju ndihmojë për të ruajtur shëndetin. /TV Malisheva