Periudha përgatitore është zakonisht pjesa më e urryer e sezonit për të gjithë futbollistët, arsyeja sigurisht janë përgatitjet e sforcuara fizike që ndonjëherë e shtyjnë trupin e njeriut në kufijtë e tij.

Synimi i çdo stafi stërvitor është që lojtarët e tyre të hyjnë sa më mirë në sezon, veçanërisht ky është rasti me Premierligë, një ligë që njihet si më kërkuese fizikisht.

Stërvitjet e Brentfordit këtë verë janë në qendër të vëmendjes, pasi futbollistët e këtij klubi pas stërvitjes filluan të binin në tokë dhe mezi prisnin të përfundonte gjithçka.

Ushtrimi “1k test” është shumë i lehtë për t’u kuptuar, me lojtarët që duhet të vrapojnë përpara dhe mbrapa derisa të kenë mbuluar të gjithë kilometrin.

Qëllimi është që ushtrimi të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe lojtarët të lëvizin shumë shpejt. Në fund të seancës, të gjithë lojtarët kishin rënë përtokë dhe po merrnin frymë. Nënshkrimi i ri Kevin Schade është një nga lojtarët që vuajti më shumë pas një ecurie intensive.

 

/TV Malisheva

Share.