Kosova ka mundësi unike për të ndikuar në të ardhmen e Kosovës për të ndarë njohuritë dhe pikëpamjet në fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor.
Kështu u tha në konferencën e organizuar me temën “Kosova dhe Urbanizmi i Ri: Qëndrueshmëria, Inovacioni, Teknologjia, Qëndrueshmëria dhe Investimet”, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Nga Qeveria e Kosovës u premtua më shumë vëmendje për ndërtimin e urbanizmit dhe projekteve për energji solare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qeverisja e tij është duke i kushtuar vëmendje të rëndësishme ndërtimit të urbanizmit.

Ai tha se janë ndarë 64 milionë euro për projektin për energji solare, ku do të përfitojnë 60 mijë banorë.

“Urbanizmi i ri për të ndërtuar qytete më të qasshme, më të sigurta, hapësira publike që në qendër e kanë njeriun dhe natyrën. Janë duke ndërtuar e politika e projekte që sigurojnë qëndrueshmëri. Në 35 komuna të Kosovës e kemi të përfunduar planin zhvillimor lokal, pjesa tjetër janë në proces të hartimit. 8 komuna nga 38 sosh e kanë miratuar hartën zonale. Përmes Ministrisë së Mjedisit jemi duke bërë lehtësira për digjitalizim. Aktualisht jemi duke përpiluar harta e për vendet e rrezikshmërisë së vërshimeve”, tha ai.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, e vlerësoi lartë kontributin e diasporës për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Tha se nuk janë vetëm kontributdhënës por edhe model i urbanizmit në vendet ku ata jetojnë.

“Jam shumë i nderuar që në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës të organizojmë bashkë me bizneset një konferencë të tillë. Një vend si Kosova që është i vogël të jetë model. Një koncept i tillë nuk mund të bëhet pa gjithë palët për ta ndërtuar dhe gjeneruar. Një ndërlidhje e tillë krijon një mekanizëm të fortë të zhvillimit. Nëse reflektojmë nëse ndalemi pak e shohim një kontribut se çka ka bërë diaspora për ne, ajo ka bërë shumë. Diaspora jonë nuk është vetëm kontributdhënës por edhe model i urbanizmit në vendet ku ata rrinë. Sot e kemi edhe Jim Xhemën që është model i një suksesi. Sot kemi ftuar diasporën dhe kemi reflektuar me termin e investimeve, teknologjisë, qëndrueshmërisë”, tha ai.

E njëri ndër personalitetet më të shquara shqiptare në botë, Jim Xhema, tha se më e rëndësishme për të rinjtë sot është shkollimi.

Ai tha se e mbështet pamasë Qeverinë, pa marrë parasysh i cilës parti është.

“Ju e dini që jeni ardhmëria dhe shpresa jonë pa ju s’ka gjë, asgjë nuk do të arrihet pa ju. Duhet qe të studioni shumë që të arrihet diçka. Ju duhet që t’i merrni studimet shumë seriozisht. Unë personalisht do të qëndrojë i kyçur më ju këtu dhe ngris fonde personalisht që të sigurohem që ne i arrimë qëllimet se bashku.  Kemi arritur shumë por udhëtimi i juaj është shumë i gjatë se kemi pasur kohëra të vështira. Mund të mos pajtohemi për shumë gjëra por kur kjo në fund të ditës të përfundoi dhe jemi të gjithë shqiptarë, jemi një. Unë personalisht dua që ta mbështes qeverinë që u votua nga njerëzit me votë të lirë, nuk më intereson se a është i asaj parti apo i asaj, ai është kryeministri imi”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.