Skuadra spanjolle Granada e ka shkatërruar sot Mallorcan, duke e mposhtur si vendase me rezultat të thellë 6:2.

Ylli nga Kosova Vedat Muriqi luajti në tërë ndeshjen, ku edhe ishte protagonistë të goli i parë i Mallorcas, i cili u shënua nga Salva Sevilla, përcjellë TV Malisheva.

Ndërkaq, përballë Muriqit ishte sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni, ku ky i fundit kontribuoi me gol në fitoren e thellë të Granadas.

Uzuni shënon golin e pestë të Granadas, respektivisht shënon për 5:2 në minutën e 78′ të ndeshjes.

Me këtë fitore të thellë, skuadra e Granadas ngjitet në pozitën e 16 në tabelë në kuotën e 34 pikëve, dy sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Mallorca, që renditet në vendin 17 me 32 pikë.

Rezultati final i ndeshjes është 6:2 në favor të Granadas.

/TV Malisheva

Share.