Vajza e Cardi B dhe Offset, Kulture, është në rrugën e saj për t’u bërë e famshme në Instagram në vetëm dy vjeçe.

Të shtunën, reperja e hitit “WAP” njoftoi se hapi një llogari për fëmijën e saj në aplikacionin e rrjeteve sociale.

“Ndiqni kulturekiari në Instagram të ri, shumë gjëra të bukura vijnë për fëmijë”, shkroi Cardi B, 27 vjeçare.

Brenda 24 orësh, Kulture grumbulloi gjysmë milion ndjekës në Instagram.

Deri në këtë shkrim, dy vjeçarja ka mbi 680,000 ndjekës, me numrat në rritje për çdo minutë e orë.

Në biografinë e vogëlushes, u zbulua se llogaria e saj drejtohet nga e ëma dhe se pëlqen gjithçka rozë.

Dy vjeçarja ndërkohë ndjek vetëm nënën dhe babanë e saj, Offset, 28 vjeçar.

Llogaria e re e vajzës së Cardit vjen vetëm disa ditë pasi ylli i “Money” bëri kërkesë për divorc nga Offset.

Nëna e një vajze po kërkon të ndahet nga burri i saj, meqë çifti kohëve të fundit kanë pasur debate tejet ashpra ndërmjet vete.

Reperja amerikane gjithashtu mohoi spekulimet se Offset ka një fëmijë tjetër dhe se kjo ka ndikuar në martesën e tyre. /TV Malisheva

Share.