Kylie Jenner ndonëse e re në moshë, ajo u bë nënë e një vajze tri vite më parë.
Miliarderja e famshme jo rrallë herë ndan imazhe dhe video të shumta të së bijës, Stormi.
3 vjeçarja së fundi ka treguar se ka shije të mirë në muzikë, ndërsa është një fanse e këngëtares shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa.
Kylie ka postuar një video ku shihet Stormi duke ndjekur perfmormancën e Duas në “Grammy Awards 2021”.
Ndërkohë, kujtojmë që Dua Lipa fitoi çmimin e albumit më të mirë pop për “Future Nostalgia”. /TVMalisheva