Është një ditë speciale për yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian, pasi fëmija i saj i parë feston ditëlindjen.

North- vajza e parë e Kim dhe Kanye West sot (e mërkurë) kremton ditëlindjen e tetë.

Me këtë rast një dedikim në rrjete sociale nuk ka munguar as nga e ëma, duke shprehur dashurinë e madhe që ka për të.

Ajo madje thekson se të gjitha këto mesazhe një ditë do t’i shohë në librat që po përgatit.

“Fëmija im i parë North është bërë tetë vjeçe sot. North, një ditë të gjitha këto mesazhe do t’i shohësh në librat që jam duke bërë për ju dhe shpresoj që ta ndjesh dashurinë pasi sjell shumë lumturi dhe gëzim në jetët tona”.

“Ju jeni personi më i zgjuar, më kreativ që dini saktësisht se çfarë do në jetë. Unë kurrë nuk kam takuar dikë si ti”, ka thënë ajo.

 

Përveç North, Kim dhe Kanye janë prindër edhe të tre fëmijëve të tjerë: Chicago, Saint dhe Psalm.

Kardashian kërkoi divorcin nga reperi në fillim të muajit shkurt pas shtatë vitesh martesë së bashku. /TV Malisheva

Share.