- Reklamë e sponsorizuar -

 

Malishevë, 30 shtator
Ekipi i futbollit të vogël në kategorinë e femrave, i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Habib Berisha” nga Gurbardhi, janë shpallur kampione në nivelin regjional dhe janë kualifikuar për në garat në nivel republike. Paraprakisht, ekipi i vajzave të kësaj shkolle, e ka zënë vendin e parë në garat komunale në Malishevë.
Ekipi i vajzave në futboll të vogël, sot po marrin pjesë në garat në nivel republike, me synimin për dalë mirë edhe në këtë nivel.
Sporti në Komunën e Malishevës, në përgjithësi, është duke treguar rezultate të njëpasnjëshme, në veçanti në sporti shkollor, falë punës dhe përkushtimit të mësimdhënësve të edukatës fizike dhe kushteve të mira që u janë krijuar në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës.
Në suksesin e ekipit të vajzave të kësaj shkolle, më meritore është mësuesja e edukatës fizike dhe atletja e njohur, Arbnore Berisha, e cila është duke treguar rezultate të mëdha në sportin e Malishevës, e po ashtu edhe në edukimin sportiv të nxënësve.