Të dhënat e rishikuara nga rregullatori europian mbi efikasitetin e vaksinave të mRNA Pfizer/BioNTech dhe Moderna kundër variantit të zbuluar në Indi janë “inkurajuese”, është shprehur menaxheri i strategjisë së vaksinave ‘EMA’, Marco Cavaleri në një konferencë për shtyp, shkruan Euronews, përcjell klankosova.tv.

Messenger RNA, ose mRNA është një përbërës aktiv që përmban udhëzime për qelizat njerëzore të cilat përmes një proteinë të quajtur ‘spike’, krijiojnë kundërpërgjigje ndaj infeksionit me koronavirus.

Cavaleri është shprehur optimist po ashtu, se vaksinat e bazuara në adenovirus nga AstraZeneca/Oxford dhe Johnson&Johnson, do të mund të mbronin nga ky variant.

Por, ai shtoi se ‘EMA’ është në pritje të të dhënave shtesë nga India, ku po administrohet një version i vaksinës AstraZeneca.

“Deri më tani, në përgjithësi, ne jemi goxha të sigurt se vaksinat do të jenë efektive kundër këtij varianti”, ka thënë ani ai.

Këto katër vaksina janë miratuar nga vëzhguesi për përdorim në të gjithë Bashkimin Europian.

Kështu, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), gati dy të tretat e 209,2 milionë dozave të dërguara në vendet e BE/EEA janë Pfizer/BioNTech, ndërsa Moderna ka shpërndarë më shumë se 18,6 milionë doza në vendet europiane./TV Malisheva

Share.