Shkencëtarët japonezë në Tokio janë në rrugën e duhur për të zhvilluar një vaksinë “ëndërr” antivirale që ofron mbrojtje të përjetshme kundër virusit vdekjeprurës, raportoi Japan Times.
Shkencëtarët që kanë punuar për të zhvilluar një vaksinë revolucionare që do të garantojë mbrojtje të përjetshme kundër koronavirusit, kanë punuar në Japoni prej disa kohësh, shkruan e përditshmja e Tokios.
Në një bisedë me gazetarin e kësaj të përditshmeje më të vjetër të Tokios në gjuhën angleze, profesor Michinori Kohara tha se në fillim të vitit 2020, ai filloi të mendojë për një vaksinë që do të ndihmonte në çrrënjosjen e plotë të virusit korona.
Profesor Kohara thotë se puna për këtë vaksinë ka filluar në prill të të njëjtit vit, pra në fillim të pandemisë së koronavirusit.
Nëse puna e ekipit shkencor japonez do të jetë e suksesshme, ata do të jenë në gjendje t’i ofrojnë botës një vaksinë që brenda shtatë ditëve pas inokulimit, prodhon antitrupa shumë të fuqishëm në trup që ofrojnë mbrojtje afatgjatë.
Kompania farmaceutike japoneze Nobelpharma Co. do të jetë përgjegjëse për kryerjen e fazës së parë dhe të dytë të provave klinike të kësaj vaksine deri në fillim të vitit 2023./TV Malisheva