Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, është vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit, shkruan TV Malisheva.
Berisha gjithashtu me këtë rast ka bërë thirrje për qytetarët që të vaksinohen sa më shpejtë.
“Ju apelojmë që pa humbur kohë të merrni vaksinën anticovid. Meqenëse situata për momentin paraqitet e menaxhueshme, mos e neglizhoni vaksinimin”, shkruan Berisha, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës,
Ju apelojmë që pa humbur kohë të merrni vaksinën anticovid.
Meqenëse situata për momentin paraqitet e menaxhueshme, mos e neglizhoni vaksinimin.
Sot e përfundova edhe dozën e dytë të vaksinës.
Shëndeti mbi të gjitha! /TV Malisheva