Ylli i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha i ka dalë në përkrahje bashkëlojtarit të tij, Vedat Muriqi, pasi sulmuesi do t’i mungojë “Dardanëve” në dy ndeshjet eliminatore për Euro 2020.

Gjatë ditës, Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se sulmuesi prizrenas nuk ia ka dalë mban dhe t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet e ardhshme.

Muriqi nuk do të mund të luaj në udhëtim te Çekia më 14 nëntor dhe ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 17 nëntor.

Mungesa e yllit të Fenerbahces ka bërë që bashkëlojtarët e tij t’i urojnë shërim sa më të shpejtë dhe t’i premtojnë fitore vetëm për të.

Njëri nga ta padyshim se është mesfushori me tipare sulmuese, Valon Berisha, i cili ka reaguar me një status emocionues.

“Do na mungosh shumë vëlla, por vetëm për ty do të fitojmë!”

“Shërim sa më të shpejtë Vedat Muriqi. Do japim gjithçka vetëm për ty”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.

Share.