Tv Malisheva ditë më parë kishte raportuar se Kryesia e degës së LDK-së, në Malishevë kishte kërkuar të prishet koalicioni me partitë opozitare, po ashtu kishte zevendsuar shefin e këshilltarëve të grupit pralamentar të LDK-së në Kuvendin Komunal , Në vend të Valon Krasniqit kishte emëruar Arlind Morinën .

Po duket që për këtë vendim të kryesisë nuk janë pajtuar këshilltarët e LDK-së, ata së bashku kishin shkuar në takim me kryetarin e partisë Isa Mustafa, duket që kanë kërkuar dhe marrur mbështetje nga i pari i partisë. Në takim shihen këshilltarët dhe një pjesë e kryesisë duke ju prirë prirë kryesuesi i KK, në Malishevë, Rrahim Morina.

Valon Krasniqi përmes një postimi në rrjetin socail, facebook thekson se do të qëndron të jetë shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së, në kuvendin komunal, pa marrë parasyesh vendimet e kryesisë së degës së LDK-së në Maliishevë

Ja postimi i plotë :

Të dashur qytetar , miq , opinion mediatik , bashkëvendas , familjar .

Pas takimit që kishim me Kryetarin e Ldk-së, akademik Isa Mustafa , Nënkryetaren e Ldk-së dr.Vjosa Osmani , ku sigurisht nuk munguan bisedat , konsulltimet , opinionet , këshillat si një oponenc e priesve të lidhjes sonë .

Një nder temat me theks të veqant ishte ecuria dhe vazhdimi i punimeve të Kuvendit Komunal të Malishevës që sigurisht ideja pozitive për zhvillimin e vendit në cilin do dikaster ishte e pa rezerv .

Njëkohësisht falenderoj të zotin e shtëpis së madhe të Ldk-së akademikun Mustafa që me dha bekimin dhe mbështetjen që unë të vazhdojë të përfaqësojë Grupin Parlamentar të Ldk-së në Kuvendin Komunal të Malishevës si Shef i Grupit Parlamentarë të Ldk-së edhe në keto dy vitet e mbetura të kësaj legjislature .

Ju faleminderit të gjithëve për mbështejen tuaj.Por në veçanti , lejomëni të falenderoj të gjithë ata qytetarë të cilët patën besim dhe mbështetën kandidaturën time në kohën e zgjedhjeve lokale të vitit 2017 ku falë besimit tuaj arrita të bëhem pjesë e Kuvendit Komunal të Malishevës duke u radhitur si më i votuari në Ldk-në në Malishevë.

Investimi politik është gjithmonë një sfidë për këdo që ndjek këtë rrugëtim .Bëhët fjalë një angazhim të dyfishtë, publik por dhe personal.

Një angazhim publik së pari , në shërbim të komunitetit e të anëtarësisë së kësaj familje politike të madhe .Si i zgjedhur , duhet të jesh përherë zëdhënës i mesazheve , kërkesave dhe problemeve të tyre , duke qënë gjithmonë në nivelin e pritshmërive dhe mbështetjes që ata shprehin ndaj teje. Një angazhim publik për të sjellë risit dhe për të zhvilluar këtë frymë të re tejet të kërkuar nga politika në Kosove , dhe të gjithë qytetarët , ku të zgjedhurit vendosen në shërbim të qytetarëve e anëtarësisë , dhe jo e kundërta siq ka ndodhur kaq shpesh.

Është gjithashtu një angazhim personal për të gjetur pozicionin më të përshtatshëm , ku fjala e mendimi personal i bashkërënditet më së miri një aksioni kolegtiv politik , brenda strukturave së familjes politike që përfaqëson.

Në këtë senc , etika e komunikimit , përulësia, mendësia europiane e konstruktive , qasja drejt të ardhmës e jo drejt të shkuarës , mos -personalizimi i debatit por analiza e problemit , bashkëpunimi kur është i nevojshëm për zhvillimin e vendit por oponenca më e fuqishme kur interesat e qytetarëve preken , të gjitha këto do të jenë vektorë të cilët do të karakterizojnë angazhimin tim .

Është një rrugëtim i gjatë për të kuptuar sa më mirë problematikat dhe nevojat e vendit tonë . Një rrugëtim për të konsoliduar gjithashtu bindjet politike personale , i pandikuar nga interesat e qastit , dhe me qëllim për të qënë gjithmonë i vertetë ndaj vetes , miqve dhe mbështetësve të mi .

Me respekt : Valon Krasniqi – Shef i Grupit Parlamentarë të Ldk-së në Malishevë !

Fotografia e Valon Krasniqi

Fotografia e Valon Krasniqi

Share.