Ernesto Valverde u ka shuar shpresat skuadrave angleze për Philippe Coutinhon.

Në futbollin anglez, sot (e enjte) në ora 18:00 përfundon afati kalimtar, dhe Arsenal së bashku me Tottenham Hotspur, janë vënë në kërkim të Philippe Coutinhos.

Por, trajneri Ernesto Valverde ka lënë të kuptohet se Coutinho nuk do të largohet nga Barcelona, jo së paku këtë afat kalimtar.

Valverde ka thënë se llogaritë në shërbimet e Coutinhos, duke vërtetuar qëndrimin e tij në ‘Camp Nou’.

“Sigurisht që unë jam duke llogaritur tek ai”, tha Valverde pas ndeshjes me Napolin, ku kataluansit shënuan fitore me rezultat 2-1, në pyetjen rreth së ardhmes së Coutinhos.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por ai është me ne. Ai nuk luajti sepse, si Arthur [Melo] dhe [Arturo] Vidal, kanë pasur vetëm dy seanca stërvitore. Do të shohim nëse të Shtunën ai mund të luajë disa minuta”, tha strategu.

Share.