Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai sot ka vizituar sallën “1 tetori” në Prishtinë për të parë nga afër procesin e vaksinimit me Pfizer, dozat e së cilës erdhën dje, si donacion nga BE-së.
Për ta pritur komisionarin e BE-së ka ardhur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ndërkohë pritet të ketë edhe konferencë të përbashkët për medie./TV Malisheva