Në Tiranë ka nisur Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, raporton TV Malisheva.
Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tashmë ka zhvilluar një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Varhelyi ka bërë të ditur se në Samitin e sotëm do të diskutohet për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin e Ballkanin Perëndimor.
Tutje, ai bëri të ditur se takimi i sotëm po i paraprinë Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më 5 korrik.
“Përpara Samitit të Tiranës me liderët e Ballkanit Perëndimor, u takova me Kryeministrin Edi Rama. Ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin, paraqitur nga KE, si dhe të shkojmë përpara për në Samitin e Procesit të Berlinit me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik”, ka shkruar Varhelyi në llogarinë e tij në Twitter.
Në Samitin e sotëm po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.