Iu është dhënë lamtumira e fundit Mirsada Ademajt dhe djalit të saj 5-vjeçar, Dionit, të cilët humbën jetën tragjikisht gjatë vërshimeve në Pejë.
Të pranishëm në këtë ceremoni të varrimit ishin ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të nivelit lokal e shumë qytetarë.
Familjari i viktimave, Albert Ademaj ka thënë sot se deri më tani për vizitë që kanë shprehur ngushëllime kanë qenë pothuajse të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës, kryetarët e komunave, deputetë e persona të institucioneve të ndryshëm, porse edhe qytetarë të shumtë.
Mbrëmjen e të shtunës që lamë pas, në qytetin e Pejës pati vërshime të mëdha ku si pasojë të vdekur kanë mbetur dy persona, ndërsa janë shkaktuar dëme të tjera materiale.
/TV Malisheva