Armenda Aliu, viktima që mbeti e vrarë nga burri i saj dy ditë më parë në Prizren është varrosur sot.

Armenda ishte nëna e këshilltares së Ramush Haradinajt, Diellza Hotit.

Ajo u qëllua me 15 plumba nga bashkëshorti i saj, ndërkaq që deri tek ngjarja dyshohet se erdhi pas një konflikti.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në lidhje me rastin në fjalë kishin reaguar krerët shtetërorë, duke e quajtur një akt makabër si dhe duke kërkuar përgjigjen e shpejtë të organeve të drejtësisë.

Çifti kishin ardhur për pushime nga Zvicra, teksa nuk kishin fëmijë nga martesa e tyre.

Share.