Vasfije Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo në një postim në Facebook ka bërë të ditur se vendimi i saj vjen për shkaqe shëndetësore.

“Sidoqoftë ashtu si edhe deri më sot, unë do të vazhdoj angazhimin publik për Kosovën në SHBA, sidomos në Kongresin Amerikan. Si rezultat i këtij angazhimi besoj që së shpejt do të shihen të arriturat e para. Kam besimin e plotë që së bashku me miq, njerëz të vullnetit të mirë, punëtorë e vizionarë, kauza e fitores së drejtësisë në Kosovë do të triumfojë”, ka shkruar ajo.

Vasfije Krasniqi ka treguar se e ka njoftuar kreun e Kuvendit dhe kryesinë për dorëheqjen.

“Kështu edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të jep dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Share.