Vashat e Kosovës U17 në futboll kanë barazuar 1:1 me Bjellorusinë, kjo e fundit bartëse e grupit 1 të Ligës B për kualifikimet e Evropianit 2022, shkruan TV Malisheva.
Këtë e ka bërë të ditur “Kosovo Olympic Committee” përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.
Kujtojmë se për Vashat e Kosovës U17 ndeshjen e fundit dhe përcaktuese për vendin e parë, e luajnë ndaj Luksemburgut.
Ndërsa, vlen të theksohet se pjesë e Kosovës U17 janë edhe tri futbolliste të KFF Malisheva.
Ja njoftimi i plotë:
Vashat e Kosovës U17 në futboll barazuan sot 1:1 me Bjellorusinë, bartëse e grupit 1 të Ligës B për kualifikimet e Evropianit 2022.
Ndeshjen e fundit dhe përcaktuese për vendin e parë, e luajnë ndaj Luksemburgut.
Kosova ditë më parë mundi 13:0 Gjeorgjinë.
#FFK#dardanet /TV Malisheva