Policia ka arrestuar një femër në Pejë.

Një e dyshuar është arrestuar dje në Pejë pasi kishte vazhduar ndërtimin e shtëpisë edhe pse më herët ishte ndërprerë puna nga inspektorët komunal për shkak të mos posedimit të lejes së ndërtimit.

“Raportohet se është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta ka vazhduar me ndërtim të shtëpisë edhe pse më herët ishte ndërprerë puna nga inspektorët komunal për shkak të mos posedimit të lejes së ndërtimit. E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Share.