Policia në Malishevë pas arrestimit të dy personave gjatë ditës së djeshëm në fshatin Bubavec të Malishevë, ka vazhduar aksionin policor, duke realizuar kontrolle edhe në tri lokacionet tjera në po të njëjtin fshat.
Në aksionin e fundit janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri pistoleta me nga një karikator, 46 fishekë të llojeve të ndryshme dhe 27 gëzhoja, raporton TV Malisheva.
Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarve, janë arrestuar gjithsej gjashtë persona. Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
Stacioni Policor në Malishevë mbështetur edhe nga njësi tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, pas aksionit policor që kishte ndërmarr lidhur me informacioni e pranuar se në një aheng në Malishevë kishte pasur të shtëna me armë zjarri, fillimisht kishte realizuar kontroll në një lokacion në fshatin Bubavec-Malishevë ku ishin gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK47 me një karikator, një pushkë gjuetie, dy pistoleta me nga një karikator dhe 105 fishekë të llojeve të ndryshme si dhe 1 gëzhojë.
Aksioni policor, në koordinim me Prokurorin e Shteti, ka vazhduar duke realizuar kontrolle edhe në tri lokacionet tjera në po të njëjtin fshat. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri pistoleta me nga një karikator, 46 fishekë të llojeve të ndryshme dhe 27 gëzhoja.
Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarve, janë arrestuar gjithsej gjashtë persona. Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.