Një prej problemeve më aktuale në vend vazhdon të jetë falsifikimi i parave, kryesisht monedhës dy euro.
Në Vushtrri, një zyrtare e bankës ka raportuar në Polici se gjatë deponimit ditor nga një tregtar, ka hasur në monedha të falsifikuara nga 314 x 2 euro.
Sipas të dhënave, paratë e dyshuara janë ende në ekzaminime.
Njoftimi i plotë:
Vushtrri 01.12.2023-16:30. Me datë 04.12.2023 ankuesja femër nga Kosova, zyrtare e bankës, ka raportuar se gjatë deponimit të pazarit ditor të një biznesi nga dëshmitari mashkull nga Kosova, janë hasur 314 x 2 € dhe 2 x 1 €, që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme.
/TV Malisheva