“Los Blancos”, këtë sezon ka pasur një listë të gjatë të lëndimeve, duke filluar nga Eden Hazard dhe James Rodriguez, mirëpo lista ende nuk ka përfunduar.

Këtë herë është fjala për mesfushorin, Isco, i cili u lëndua gjatë trajnimeve.

Mediet spanjolle thonë se spanjolli po vuan nga një lëndim muskulor.

Në ditët e ardhshme do të kuptohet sa do të mungojë spanjolli, i cili kishte një rol të rëndësishëm në formacionin e Zidanes

Share.