Malishevë, 15 tetor
Punimet në meremetimin e objektit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Vesel Pagarusha” në Pagarushë, janë duke vazhduar dhe shumë shpejt pritet të përfundojnë këto punime në meremetimin, izolimin dhe vendosjen e ngrohjes qendrore. Punimet në këtë shkollë sot i ka inspektuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ku është njoftuar nga drejtori i kësaj shkolle, Astrit Krasniqi, me ecurinë e punimeve të deritanishme.
Sipas drejtorit Krasniqi, punimet janë duke vazhduar sipas planifikimit, ndërsa përveç meremetimit të brendshëm të objektit, që është bërë para fillimit të procesit mësimor, është bërë rregullimi i kulmit të shkollës, është duke u bërë izolimi i tërësishëm, si dhe është duke u punuar në rregullimin e sistemit të ngrohjes.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është ndarë i kënaqur me punimet e deritanishme dhe ka kërkuar nga punëkryesi që punime të jenë cilësore dhe mos të ketë vonesa në realizimin e këtij projekti.
Meremetimi i objektit të SHMU “Vesel Pagarusha”, do të kushtoj mbi 130 mijë euro.

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

 

Share.