Futbolli francez është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë dhe shumë të errët.
Në fakt, tashmë është bërë një numër i madh i ndeshjeve në këtë kampionat kur tifozët kalojnë në sjelljë vandale ndaj lojtarëve në fushë duke i goditur ata me gjësende të forta e madje ka pasur raste edhe kur ata kanë zbritur në fushë për t’u përplasur me lojtarët, përcjellë TV Malisheva.
Një incident i rëndë ka ndodhur edhe në derbin e së dielës ndërmjet Lyonit dhe Marsejës në stadiumin Olimpik të Lyonit.
Ishte sulmuesi Dimtri Payer ai i cili derisa po e ekzekutonte një goditje nga këndi është goditur me një shishë uji në kokë.
Kjo bëri që ndeshja të ndërpritej.
Ja momenti:

WTF IS WRONG WITH FRENCH FANS 😭😭

Someone just threw a bottle on Payet pic.twitter.com/kL2OR0SlLz
— Hamza (@lapulgafreak) November 21, 2021