Gjatë 24 orëvë të fundit në Malishevë janë regjistruar edhe 35 raste të reja, ndërsa një është shëruar, shkruan TV Malisheva.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga IKShPK, IRShP në Prizren dhe QKMF në Malishevë. /TV Malisheva
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 35 raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara nga IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 1271 raste, prej tyre 1074 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 145.