Në kuadër të implementimit të projekteve në fushën e menaxhimin të mbeturinave, në territorin e Komunës së Malishevës, sot është zhvilluar takimi i radhës, në mes të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).
Në këtë takim me zyrtarët e JICA, ishin drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku dhe koordinatori i projektit për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave drejtë një shoqëri të shëndoshë, faza e dytë, Naser Morina.
Në këtë takim pune, u diskutua për ecurinë e pilot projekteve që janë duke u zbatuar në Komunën e Malishevës, për planifikimin e projekteve në vazhdim dhe hartimin e master planit për menaxhimin e mbeturinave.
Zyrtarët e JICA janë ndarë të kënaqur me punën dhe bashkëpunimin me zyrtarët komunal në Malishevë, për rëndësinë e projektit dhe zbatimin e tij në praktikë.
/TV Malisheva