Aksioni i nisur nga dje, po vazhdon edhe sot, me intensitet të shtuar, për lirimin e hapësirës publike, përgjatë rrugës “Ibrahim Mazreku” në qytetin e Malishevës.
Ky aksion do të vazhdoj deri në lirimin e plotë të hapësirës publike, jo vetëm në këtë rrugë, për në tërë qytetin, dhe rrjedhimisht po vazhdohet edhe me realizimin e projektit për ndërtimin e kësaj rruge, përkatësisht fazës së dytë të projektit.
Lirimi i hapësirës publike, është mirëpritur nga ana e qytetarëve, ndërsa më e rëndësishmja është se vet shfrytëzuesit janë duke e liruar hapësirën, dhe për këtë mirëkuptim, janë falënderuar nga ana e qeverisë komunale.
Aksioni i lirimit të hapësirës publike në këtë rrugë, po përcillet nga zyrtarët dhe përgjegjësit e drejtorive përkatëse komunale, si dhe nga organet e rendit, dhe në të njëjtën kohë po zhvillohen të gjitha procedurat e nevojshme ligjore gjatë lirimit të hapësirës.
/TV Malisheva

Share.