Përkushtimi për rritjen e sportit të xhudos dhe shtrirjes së tij tek gjeneratat e reja po vazhdon me ritëm të shpejtë dhe kjo po mundësohet përmes programit “Kosova shtete i xhudos”.

Sot është certifikuar edhe gjenerata e dytë e trajnerëve profesionistë të xhudos në kuadër të programit “Kosova, shtet i xhudos”, e komponentës, “Kampionët e Kosovës”.

Këta trajnerë kanë përfunduar me sukses trajnimin dhe janë gati të frymëzojnë dhe fuqizojnë gjeneratat e ardhshme të xhudistëve.

Me ekspertizën e tyre, ata do të punojnë për të nxitur dashurinë për xhudon mes nxënësve përmes komponentës ‘xhudo në shkolla – xhudistët e rinj’.

/TV Malisheva

Share.