Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së 7 vjeçares të martën në një ordinancë private në Prishtinë.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se e ndjera ishte e afërt e tij, ndërsa ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja, që të ofrojnë shërbime edhe për pacientët tjerë, e jo vetëm me të prekurit nga COVID-19.

Postimi i plotë i tij:

E dhimbshme vdekja e vogëlushës 7-të vjeçare Tuana Haxhiu.

Sot kur spitalet tona janë̄ të mbushura me pacientë me COVID-19, përgjegjësia e Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së duhet të jetë edhe ndaj pacientëve tjerë̈. Reduktim dhe mos ofrimi i shërbimeve shëndetësore tjera në sistemin shëndetësor publik po i detyron qytetarët që të kërkojnë zgjidhje në sektorin privat.

Edhe prindërit e Tuanes,kushërinj të mi u detyruan që këtë shërbim ta kërkojnë në sektorin privat, por fatkeqësisht pa paragjykuar rrethanat erdhi deri të vdekja e saj.

Duke ndarë dhimbjen me prindërit e Tuanes, familjen Haxhiu dhe gjithë qytetarët e vendit, ju bëjë thirrje përgjegjësve institucional në MSH dhe SHSKUK dhe Spitalet Publike që të ofrojnë kujdes shëndetësor edhe për pacientët tjerë me kapacitet të plota, jo vetëm trajtim për COViD-19.

Përgjegjësia profesionale dhe vlera humane duhet të mbizotërojë në sektorin publik dhe privat.

Vdekja e Tuanes në duart e atyre që duhej ta shpëtonin duhet të thërras në ndergjegje dhe vetëdijsim të çdo profesionisti shëndetësor, çdo bartësi institucional për peshën dhe përgjegjësinë që bartin.

Tuana engjulli ynë i vogël, prehu në paqe!

Me dhimbjeBekim Haxhiu/Tv Malisheva

Share.