Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur në Drenas.
Policia ka raportuar se viktima mashkull sh/k është gjetur pa shenja jete dhe i njëjti është dërguar në QKMF, Gllogoc ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë. /TV Malisheva